"Sozia" e Ramës merr park fotovoltaik mbi tokën bujqësore në Lus...
26 October, 14:15Fokus

Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor në fshatin Balldre, në Lezhë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”, ku i mituri, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin.
Si pasojë, 16-vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.