Kush është këngëtari me precedent penal që u plagos në Shkodër

27 October 2026, 12:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush është këngëtari me precedent penal që u plagos

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e Taulant Hotajt regjistruar paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, Hotaj ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lokal, kur një person i maskuar, me një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë zjarri, shkruan A2. 

Si pasojë, këngëtari ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë ngjarje, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se shtetasi Taulant Hotaj, është person me precedent penal sepse në qershorin e 2025 është deportuar nga Franca pasi ishte dënuar për një plagosje të rëndë me dashje.

Hotaj ka bërë 6 muaj burg dhe pas uljes së dënimit, shteti francez e ka deportuar drejt Shqipërisë.


Video