Trump vlerëson Putinin në takimin dypalësh: Kemi pasur marrëdhënie shumë të mirë prej vitesh

19 Nëntor 2026, 08:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump vlerëson Putinin në takimin dypalësh: Kemi pasur
Vladimir Putin dhe Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur vlerësime për presidentin rus Vladimir Putin gjatë takimit dypalësh të zhvilluar në kuadër të samitit të APEC-ut në Shenzhen.

Lajmi bëhet i ditur nga CNN, e cila raporton se Trump, duke iu drejtuar Putinit, është shprehur: “Kush është ai? Është miku im”.

Presidenti amerikan hyri në sallën ku ishte parashikuar zhvillimi i takimit, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent. Më pas, ai përshëndeti ngrohtësisht homologun rus me një shtrëngim duarsh.

Gjatë takimit, Trump theksoi marrëdhënien e gjatë mes tyre, duke shprehur shpresën se bashkëpunimi mund të sjellë rezultate pozitive.

“Kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë për shumë vite, njihemi prej kohësh dhe besoj se nga ky bashkëpunim mund të lindin shumë gjëra të mrekullueshme, ose të paktën mund të jetë fillimi i diçkaje pozitive”, deklaroi Trump.


Video