Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shi në disa zona të vendit

19 Nëntor 2026, 07:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shi në disa zona të

Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin me intensitet të ulët, ndërsa pas orëve të mesditës pritet të bëhen më intensive, duke arritur intensitet mesatar, kryesisht në zonat veriore të vendit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 20 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim me forcë 3-5 ballë.


Video