'Ju lutem më ndihmoni, kam frikë për fëmijët, ndihem e kërcënuar', ish bashkëshortja e Ramisit reagon për VoxNews

31 July 2022, 08:45Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Ju lutem më ndihmoni, kam frikë për fëmijët,

'Ju lutem, më ndihmoni! Kam frikë për fëmijët, ndihem e kërcënuar', është kjo thirrja që bën ish-bashkëshortja e Ramiz Micit, i cili ditën e djeshme vrau bashkëjetuesen e tij me thikë në Elbasan.

Një ngjarje, e cila tronditi opinionin publik dhe qytetin e Elbasanit. Viktima dhe Ramizi bashkëjetonin dhe vrasja mendohet se ka ardhur për shkak të xhelozisë.

Ramis Mici, goditi disa herë me thikë Jetlira Elezin, e cila humbi jetën në shtëpinë e marrë me qira. Pas vrasjes, Ramis Mici u arratis dhe policia është ende në kërkim të tij. 

Ish-bashkëshkortja e parë e Ramisit në një rrefim ekskluziv për VoxNews ka thënë se ndihet e kërcënuar për fëmijët nga Ramisi dhe vëllai i viktimës, i cili me anë të një statusi kishte kërcënuar se do i vriste. 

Ish-bashkëshortja e Ramisit tha për VoxNews se kishte urdhër mbrojtje, por pas kësaj që ndodhi ka frikë për jetën e fëmijëve.

"Jam e tmerruar, e frikësuar për vete dhe fëmijët. Çfarë faji kanë ata pse babai i tyre është monstër', tha për VoxNews ish-bashkëshortja e parë e Ramisit.

Ajo tha për VoxNews se institucionet duhet të reagojnë. 

VoxNews disponon identitetin e saj por për arsye privatësie nuk po i publikon as emër as foto të saj.  Ne i bëjmë  thirrje autoriteteve të marrin masa për mbrojtjen e saj.

 



Video