Në kulmin e akuzave se bashkëshorti i saj ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, Monika Kryemadhi u përpoq të devijojë vëmendjen e publikut me gjysmë shkresa.
Ish-kryetarja, tashmë e ish-LSI-së ka publikuar një gjysmën e një dokumenti duke akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për shpërdorim detyre. Akuzat i shoqëron me faqen e parë nga shkresa në fjalë, që mban numër protokolli 13118/9 datë 6 prill 2017 dhe thotë:
“Sa të peshon dora mor qerrata, 1 firmë për inceneratorin e Tiranës = 91 milionë Euro të qytetarëve të vendit. Erion Veliaj është rrënja e inceneratorit korruptiv të Tiranës. Firma e paligjshme e tij ka mundësuar miratimin e koncesionit korruptiv, i cili ka lidhur taksat e qytetarëve të Tiranës deri në vitin 2047”.
Dokumentin në fjalë, Voxnews.al e disponon të plotë me të njëjtin numër protokolli dhe i të njëjtës datë, pra i 6 prillit 2017-të dhe ndryshe nga sa pretendon Monika Kryemadhi, dokumenti i plotë nuk është firmosur nga Erion Veliaj, por nga Arben Ahmetaj, në atë kohë ministër i Financave.
Fshehja e firmës së Arben Ahmetajt në këtë dokument nuk është as lapsus dhe as rastësi, sepse ajo është në vazhdën e denoncimeve të tjera të LSI-së për çështjen e inceneratorëve, ku ka shfajësuar Arben Ahmetajt në çdo rast, madje edhe me deklarata publike nga Kryemadhi duke thënë se ai nuk ka firmosur për ta, pavarësisht se e vërteta është krejt ndryshe.
Arben Ahmetaj, siç ka zbuluar më herët Voxnews.al jo vetëm që ka firmosur (për inceneratorin e Elbasanit), por është edhe skenaristi i tyre. Si ministër Financash, Monika Kryemadhi harron me dashje që ‘Tigri’ ka pasur pushtetin dhe kompetencat që në çdo rast të ndalonte këto koncesione, por s’e ka bërë.
Këtë s’e përmend në asnjë rast ish-kryetarja (tashmë e ish-LSI-së), por vazhdon me deklarata e publikime dokumentesh gjysmake, duke marrë në mbrojtje ish-ministrin e Financave.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.