Meta i izoluar nga ndërkombëtarët, asnjë urim për lënien e detyrës dhe për partinë e re

26 July 2022, 14:24Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta i izoluar nga ndërkombëtarët, asnjë urim për
Ilir Meta duke folur nga Partia e Lirise

Ish-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nuk i interesojnë urimet nga ndërkombëtarët, ambasadorët në Tiranë apo partnerët e tjerë jashtë për mbylljen e mandatit dhe rikthimin te partia që vetë themeloi dhe tani i ndryshoi emrin.

“Nuk kam asnjë shqetësim nëse ka apo nuk ka reagime, i vetmi reagim shqetësues për mua është kur nuk reagojnë partizanët e reformës në drejtësi për këto afera që po shkatërrojnë financat publike, që unë ua kam bërë të ditur të gjithëve.

Jam i lumtur. Nuk pres të marr asnjë votë nga miqtë tanë, as kam kërkuar dhe as dua. Çdo detyrim i Shqipërisë si anëtar i NATO-s do të plotësohet në mënyrë të shkëlqyer nga partia e Lirisë. Janë të tjerë ata që bëjnë histori që bëjnë marrëzira dhe duan të bëjnë politike duke spekuluar me miqtë tanë” tha ai.

Ilir Meta si President i Republikës nuk zhvilloi asnjë takim zyrtar me homologët duke qenë presidenti më i izoluar në Europë.

Ai gjatë mandatit të tij ka sulmuar ashpër ambasadorët e akredituar në Tiranë, ku përplasja me diplomaten amerikane Yuri Kim arriti nivele skandaloze komunikimi.


Video