Mbarimi i mandatit, këshilltarët e Metës japin dorëheqjen. Begaj mbyll faqen e Presidencës

25 July 2022, 17:55Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbarimi i mandatit, këshilltarët e Metës japin dorëheqjen.
Meta, Panariti dhe Tedi Blushi

Mbarimi i mandatit presidencial për Ilir Metën kanë sjellë disa lëvizje edhe në stafin e ngushtë të tij.

Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen shefi i Kabinetit, Edmond Panariti, që do të pasohet në këtë detyrë nga ish-sekretari i Edmond Haxhinastos në ministri, Eduard Seitaj.

Burime për Vox News bëjnë me dije se sot këshilltarët e Metës kanë dhënë dorëheqjen ne bllok.

Kështu pas Panaritit, ka dhënë dorëheqjen Bledar Dervishaj, Tedi Blushi, Ylli Asllani, Spiro Koçi, etj.

“Sot në ditën tuaj të parë në detyrë dua t’ju paraqes dorëheqjen time nga posti i Këshilltarit të Presidentit për Qeverisjen Vendore. Kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me respektin personal ndaj jush por reflekton formimin dhe standardin tim rreth marrëdhënieve institucionale në rrethana dhe kushte të reja. Suksese. Me respekt Ylli Asllani”, thuhet në dokumentin dërguar presidentit të ri Bajram Begajt.

Gjithashtu, pas marrjes së detyrës, Begaj ka ndryshuar faqen e presidencës në uebsite duke vendosur një foto ku shfaqet krah bashkëshortes Armanda Begaj dhe djemve të tyre. Ai ka fshirë çdo material të presidentit të mëparshëm Ilir Meta duke nisur nga fjalimet, intervistat apo foto galeritë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video