Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin.
Në vend të Arben Ahmetaj është emëruar Belinda Balluku, lajmin e bëri të ditur Rama përmes një postimi në Twitter.
Ky shkarkim ishte një mesazh i fortë i kryeministrit Rama i cili me këtë largim, la të kuptohej se nuk do të ketë më njerëz të Metës në kabinetin e tij.
Kështu, Rama vendosi ta largojë Ahmetajn në të njëjtën ditë kur hoqi Ilir Metën si President. Mesazh i Ramës ishte që Ahmetaj u shkarkua si anëtar i LSI dhe bashkë me Ilir Metën janë të lirë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre politik.
Prej kohësh, kryeministri Rama dyshonte se Ahmetaj ishte 'spiuni' në qeverinë e tij dhe se kishte dërguar dokumenta në zyrën e LSI.
Kjo gjë u pa edhe tek denoncimet e kryetares së LSI, Kryemadhi, e cila emrin e Arben Ahmetajt e shmangte te inceneratorët dhe nuk ka dërguar në SPAK asnjë dokument ku akuzonte ish-zv/kryeministrin.
VoxNews e pati paralajmëruar disa muaj më parë shkarkimin e Arben Ahmetaj, pasi ftohja me Ramën kishte ardhur për shkak të dyshimit se kishte 'spiunuar' për inceneratorët.
Duket se Rama ka pritur ditën e djeshme vetëm pak orë para betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj për për të firmosur shkarkimin e Ahmetajt.
Frika e një bllokim të mos firmosjes së dekretit nga ish-presidenti Meta ka bë Ramën që ta duronte Ahmetajn edhe disa muaj edhe pse kryeministri mezi e duronte.
Arben Ahmetaj tashmë duket se ka 3 zgjidhje për të vazhduar ose jo karrierën e tij politike:
1. A do bëhet Ahmetaj pjesë e konventës së LSI?
2. A do jetë ai 'il pendito' i politikës në rast se SPAK e merr të pandehur Ahmetajn?
3. Apo do vazhdoj të rrijë si deputet i thjeshtë deri në mbarimin e mandatit dhe më pas të largohet nga politika?
Kujtojmë se Arben Ahmetaj u shkarkua në të njëjtën ditë me largimin e Metës nga presidenca. Kjo vinte pasi Rama dyshonte se ai ishte 'spiuni' në qeverinë e tij për çështjen e inceneratorëve.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.