Ja si i ka kapur Ilir Meta mediat për të mos publikuar dosjen e tij si spiun

26 July 2022, 21:19Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja si i ka kapur Ilir Meta mediat për të mos publikuar dosjen e tij si
Ilir Meta

Shumicës së mediave iu desh disa orë për të publikuar lajmin se Autoriteti i Dosjeve ka gjetur Ilir Metën bashkëpunëtor të sigurimit, disa e nxorrën me iniciale, të tjera s'e publikuan fare.

Burimi i informacionit ishte zyrtar e e publik dhe për një media të pakapur mjaftonte një verifikim po zyrtar, ose përmes burimeve.

Kështu bëri Voxnews.al, që konfirmoi përmes burimeve që zyrtari i lartë në fjalë ishte Ilir Meta dhe vetëm pak minuta pas deklaratës së Autoritetit nxorri me emër, mbiemër e foto lajmin se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.

Po të tjerët pse s'e bënë? Përgjigjia nuk lidhet më shumë me paaftësinë, apo mungesën e burimeve të informacionit e njerëzore, sepse lajmi u dha përgjysmë dhe i thatë edhe nga ato që e quajnë veten media të mëdha.

Përgjigjia është kapja e mediave nga Ilir Meta dhe këto të fundit iu bindën. Kështu mendon Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike.

"Autoriteti i Dosjeve ka më shumë se 3 orë që ka njoftuar se një politikan i lartë i vendit rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe për më tepër ta ketë fshehur këtë fakt për plot 30 vite rresht. Por nuk është kjo gjëja më e rëndë. Më skandalozja është se pothuaj me shumë se gjysma e mediave të vendit bëjnë sikur s'e kanë dëgjuar këtë informacion dhe nuk e transmetojnë për publikun", shkruan Topollaj.


Video