Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rana e Hedhur, zona e mbrojtur monument natyre është në rrezik serioz nga rënia e gurëve dhe shkëmbinjve të cilët kanë nisur të shkëputen nga mali për shkak të punimeve për ndërtimin e rrugës 'Shëngjin-Velipojë', që po ndërtohet nga kompania 'Gener 2'.
Një pjesë e gurëve kanë rënë te Rana e Hedhur , dhe disa të tjerë rrezikojnë të bien duke vendosur në rrezik jetën e disa prej pushuesve.
Në vendin ku janë shkëputur gurët aktualisht nuk po punohet, ndërsa për këtë situatë janë referuar materialet në prokurori ndaj firmës zbatuese të këtij projekti dhe janë proceduat penalisht 2 përfaqësues të firmës.
Video e marrë nga Shqiptarja: