Grafiku, Bordi i vendos çmimet sipas bursës...së Kastratit

17 June 2022, 18:39Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grafiku, Bordi i vendos çmimet sipas bursës...së Kastratit
Pike karburanti

Mbledhja me urgjencë e Bordit të çmimeve dhe rritja e çmimit të karburanteve në nivele rekord ishte prova e pakundërshtueshme që mbledhjet e vendimet e këtij bordi nuk varen nga çmimet në bursat ndërkombëtare, por nga “bursa e Çetit”.

Një grafik i thjeshtë i Business Insider na e provon këtë bindje. Si? Më 8 qershor, një fuçi naftë tregtohej me 122.11 dollarë për fuçi, duke u rritur me thuajse 2 dollarë në krahasim me datën 7 qershor.

Çfarë bëri bordi? Dukshëm nën urdhrat e oligarkëve të karburanteve, Bordi u mblodh me shpejtësi dhe vendosi rritjen e çmimit të naftës në 258 lek për litër.

Grafiku, Bordi i vendos çmimet sipas bursës...së Kastratit

Por, pas 8 qershorit çmimi ra mesatarisht me 1 dollarë në ditë, duke zbritur në datën 15 qershor në 115.31 dollarë. Bordi heshti. Më 16 qershor, nafta u rrit me dy dollarë. Bordi theu heshtjen dhe u mblodh befas një ditë më vonë dhe vendosi çmimin 265 lek për litër naftë.

Tani, bordi i transparencës duhet të bëjë transparencë se ku bazohet te vendosja e këtyre çmimeve duke e renditur Shqipërinë në nivelet e Zvicrës sa i takon kostos së karburanteve për qytetarët.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video