Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar paralajmërimin e SPAK lidhur me publikimin e materialeve hetimore nga media. Dervishi sjell si rast të ngjashëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi dhe mbajtjen e tij në burg gjatë kryerjes së hetimeve.
Ai pyet pse nuk arrestohen tre prokurorët e SPAK-ut lidhur me daljen e sekretit hetimor e më pas të gjendet rrugës kush e nxorri sekretin njësoj si në rastin e Gëllçit i cili u arrestua dhe u mbajt në burg teksa prokuroria gërmonte nëse ishin kryer shkelje.
Postimi:
"Thoma Gëllçin ish drejtorin e RTSH në fillim e arrestuan, pa e ditur nëse kishte ose jo shkelje. Pastaj filluan të gërmojnë a kishte ndonjë shkelje dhe a ishte Thomai qe kishte bërë shkeljen?!
SPAK-ut i kanë dalë sekretet. Është e qartë shkelja dhe në gjuhën gjyqtarëve dhe prokurorëve ky quhet fakt i ditur botërisht!
Pyetje:
Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK -ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin???
P.S. sa për kulturë juridike, Kodi Procedures Penale që i referohen prokurorët nuk vlen për gazetarët, por palët që janë në proces pra prokurorë - avokatë!", nënvizon Dervishi.