Gazetari Berat Buzhala ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ku po diskutohej për performancën e ministrave të qeverisë “Rama 3”.
Buzhala mori shkopin e moderatorit dhe doli para ekranit të emisionit dhe tha se Rama nuk ka nevojë për këta ministra pasi i duhen biznesmenë.
“Baton Haxhiun, Rama ta bëjë zv/kryeministër, Shefqet Kastratitt ti jap tre ministritë më të rëndësishme, pastaj Vjollcës, Sandrit dhe Bashkim Ulajt këto ministra u shërbejnë këtyre oligarkëve,” tha Buzhala.
Gazetari lavdëroi punën e policisë dhe solli një shembull në studio, ku tha se është ndëshkuar vetë për tejkalim shpejtësie. Këtë e quajti lajm të mirë dhe shtoi se policia sot është në nivele të kënaqshme.
Edi Rama sipas gazetarit, është kryeministri me më shumë ndikim në administratën amerikane, në të gjithë Ballkanin, madje edhe më shumë se Vuçiç. Ai e cilësoi një lajm të mirë, por tha se abuzimi i Ramës me këtë fakt është një lajm i keq.