Fondacioni i Butrintit mund të ndërtojë bare e restorante, Ministria e Kulturës nuk vendos dot veto

28 April 2022, 19:05Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fondacioni i Butrintit mund të ndërtojë bare e restorante,

Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Kulturës ka të drejtë që të ndërtojë bare dhe restorante përreth parkut arkeologjik.

Në Kuvendin e Shqipërisë, Ministria e Kulturës ka depozituar marrëveshjen e plotë me këtë fondacion të shoqëruar bashkë me aktin e themelimit të tij. Por, mes dokumenteve të dorëzuara mungon plani i biznesit.

Një prej pikave të themelimit të fondacionit është ajo që i cakton objektin e veprimtarisë për të përmbushur detyrat e tij. Mes objektivave është shërbime të informimit dhe shoqërimit, duke përfshirë audio-guidë, guidë turistike, qendër vizitorësh me shërbime ndihmës, përfshirë shfaqje të ndryshme kulturore, sociale, teatër, kinema dhe çdo aktivitet tjetër argëtues.

Gjithashtu, fondacioni mund të ngrejë kafene, restorante, librari dhe qendër shitjes, të sigurojë të ardhura nga e drejta e autorit dhe e marketingut e reklamat. Kohëzgjatja e funksionimit të këtij fondacioni është me afat të pacaktuar.

Organet drejtuese të fondacionit janë dy, bordi i drejtorëve dhe drejtori ekzekutiv. Në bordin e Drejtorëve janë anëtarë Elva Margariti, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli, Flonja Boriçi dhe Richard Hodges.

Ndarja është 3 anëtarë janë nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe dy anëtarë nga Ministria e Kulturës. Sipas marrëveshjes të gjithë anëtarët e këtij bordi janë të barabartë dhe asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë vetoje, ndërsa vendimet merren me shumicë votash.

Në krye të bordit ekzekutiv do të jetë Richard Hodges, arkeolog britanik i njohur në qarqet akademike shqiptare. Njëri prej atyre që e njeh është akademiku Apollon Baçi. Ai e quan atë antishqiptar, me të cilin është përplasur në dy konferenca për qëndrimet që mban. 

Fondacioni i Butrintit mund të ndërtojë bare e restorante,


©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video