Dosje për SPAK, drejtoresha e tatimeve Erilinda Lala me hotel "sekret" në Borsh, nuk paguan as taksat

29 October 2026, 22:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dosje për SPAK, drejtoresha e tatimeve Erilinda Lala me hotel

Drejtoresha e Tatimeve, Erilinda Lala, nuk paguan tatimet në hotelin në zonën e Borshit. Fiks Fare udhëtoi në zonën e Himarës, duke pyetur banorët e zonës se kush është pronari i hotelit “Take”. Të gjithë pohojnë se “është në pronësi të Erilinda Lalës”.

“Do marrësh atë kthesën tani, është ai supermarketi, jo ky i pari që është mbyllur, po ai tjetri” thotë një banor. Një tjetër pohon se “Lalët janë në Shkallë (lagje e Borshit)”. Të tjerë thonë se “do ecësh mos të të them 2-3 kilometra dhe në krah të majtë, ngjitur me rrugën, është hotel ‘Take’. Do kalosh market dhe lokali tjetër është drejtoresha”.

Të gjithë përmendën emrin e zonjës Lala, teksa bashkëpunëtorët e emisionit Fiks Fare shkuan edhe në hotel dhe takuan nënën e saj, Teuta Lala. “Edhe unë kam mbaruar (restaurimin) dhe mund t’i sjellësh! Unë kam dhoma hoteli, me 50 mijë lekë nata. Ke dhoma për 5, ke për 4, ke për 3, ke për 2” thotë ajo.

Më pas, vetë nëna e drejtoreshës, i thotë bashkëpunëtores së Fiks Fare se “mos t’a presim faturën”. Pra, familja e drejtoreshës së tatimeve nuk pret faturë! “Prandaj po të them shikoji vetë dhe më thuaj, kaq kam në dorë” vazhdon nëna e saj. Fiksi e pyet nëse mund ti sajojë një faturë për një pedagog, teksa ajo mendohet dhe thotë se “edhe mundet”.

Pas disa minutash, bashkëpunëtorja e Fiks Fare rikthehet në të njëjtin hotel dhe takon sërish Teutën, duke i lënë edhe një kapar. “Të ta lë një 100-çe” e pyet Fiksi, teksa ajo përgjigjet se po. Më pas, numëron 10 mijë lekë të rinj, prerje 20-çe.

Pas kësaj pagese, Fiksi i bën edhe Pazar. “Me 45” përgjigjet ajo, ndërsa të dyja presin pazarin “pa faturë” dhe lënë takimin kur do të shkonin pushuesit, në muajin nëntor 2026.

Dosje për SPAK, drejtoresha e tatimeve Erilinda Lala me hotel

***

Bisedë mes bashkëpunëtores së emisionit Fiks Fare dhe zonjës Teuta Lala, nëna e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala

Fiksi – Një pyetje, hoteli është i hapur?

Teuta Lala – Unë jam.

Fiksi – Po mund të flas me ndonjë aty.

Teuta Lala – Pse?

Fiksi – Nuk e dua për sot jo, po ngaqë kemi një agjenci dhe funksionojmë me këto të Kosovës …

Teuta Lala – Edhe unë kam mbaruar (restaurimin) dhe mund t’i sjellësh!

Fiksi – 1, 2 javë kështu, s’e kam caktuar fiks datën, por për nja 10 ditë, 2 javë.

Teuta Lala – Mund t’i sjellësh!

Fiksi – Po si është, si janë çmimet, si mund të procedojmë me the të thashë?

Teuta Lala – Po me ça çmimesh punon ti?

Fiksi – Se di, prandaj erdha.

Teuta Lala – Se unë kam dhoma hoteli, me 50 mijë lekë nata.

Fiksi – Me sa?

Teuta Lala – 50.

Fiksi – Unë do të sjell nja 15 veta. Po dhomat janë teke, dyshe?

Teuta Lala – Po ke për 5, ke për 4, ke për 3, ke për 2.

Fiksi – E po sa mund të më shkojnë mua për 15 veta me mi sistemu, për të ndëjtur 5 ditë?

Teuta Lala – Vetëm dhomat apo edhe ushqimet? Se s’i kam ushqimet, çfarë do të hanë.

Fiksi – Unë vetëm dhomat doja.

Teuta Lala – Vetëm dhomat?

Fiksi – Po, të hanë vetë.

Teuta Lala – 15 dhoma duan … Janë me fatura këto?

Fiksi – Unë s’e kam problem për faturat.

Teuta Lala – Mos t’a presim faturën.

Fiksi – Mos t’a presim, më mirë. Prandaj të thashë shihe vetë dhe më vër një çmim të arsyeshëm, unë s’e kam problem. Se as unë s’e kam me qejf t’a pres faturën.

Teuta Lala – Jo, jo. Prandaj po të them shikoji vetë dhe më thuaj, kaq kam në dorë.

Shohim dhomat

Fiksi – Vetëm do t’më vijë një pedagog.

Teuta Lala – Pedagog me e lënë veç.

Fiksi – Po me e lënë veç. Tani pedagogun e pak çik me merak se mund t’i rrëshqasë goja, të kërkojë ndonjë faturë. Atij mund t’ia nxjerrim faturën?

Teuta Lala – Hhh mundet!

Fiksi – Mund t’ja sajosh 1 faturë?

Teuta Lala – Po.

Fiksi – Se për këta të tjerët s’e kam problem. Vetëm atij.

Teuta Lala – Mirë.

Fiksi – Nëqoftëse vij und do të të lajmëroj, po s’erdhi.

Teuta Lala – Ti vazhdo procedurën.

Fiksi – Kapi rrasi aty.

Teuta Lala – Po.

Takimi i dytë mes bashkëpunëtores së Fiks Fare dhe nënës së drejtoreshës

Fiksi – Para se të nisem të iki për në Tiranë. Të ta lë një paradhënie?

Teuta Lala – Si të duash, si ta kesh ti.

Fiksi – Këtu? T’a jap këtu?

Teuta Lala – Po.

Fiksi – Të ta lë një 100-çe?

Teuta Lala – Po.

Fiksi – Ja numëroji ti.

Teuta Lala – (20, 40, 60, 80, 100).

Fiksi – Më poshtë se 50, s’bëhet?

Teuta Lala – Do më poshtë thua ti?

Fiksi – I thonë 4 net.

Teuta Lala – 4 net do rrini ju?

Fiksi – Po, 4 net pa faturë jena.

Teuta Lala – Me 45.

Fiksi – Me 45?

Teuta Lala – (Pohon me kokë)

Fiksi – Pa faturë, pa asnjë gjë! Në rregull?! Hajde mirupafshim. Në datë 12 ma rezervo, deri në datë i bie të dielën.

Teuta Lala – Mos i ke datat aty (në telefon).

Fiksi – Ja më datë 12 deri në … 1, 2, 3 deri në datë 15.

Teuta Lala – I bie në nëntor.

Fiksi – Po pra në nëntor.

Teuta Lala – Në 9 nëntor.

Fiksi – I bie pas 10 ditësh dhe ti e ke në rregull.

Teuta Lala – Mbasi kam mbaruar (restaurimin).

Fiksi – 12 deri në datë 15, për 15 veta.

Teuta Lala – Po.

Fiksi – Dakord, jena të qartë deri këtu?

Teuta Lala – Po.


Video