Gjenocidi mjedisor në Elbasan – Prokuroria zbarkon te “Albchrome...
30 October, 21:22Fokus

Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Burime të Vox News bëjnë me dije se ai ka pasur një incident të rëndë dy ditë më parë.
Mësohet se ai u rrëzua nga shkallët.
Sot gjëndja e Vishajt është përkeqësuar ndjeshëm dhe është futur në intubim.
Aktualisht Vishaj ndodhet te Spitali i Traumës në reanimacion
Vishaj vetëm pak muaj më parë, lajmëroi se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila për pak i mori jetën.
Por tashmë është duke u përballur sërish me një tjetër betejë për jetë a vdekje.