Strategia e re e Ramës për mediat: Raca e bardhë dhe Hëna u krijuan nga alienët, brenda 2030-ës jemi në Mars

1 November 2026, 18:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Strategia e re e Ramës për mediat: Raca e bardhë dhe Hëna u

Vlerë Gjakova, është stretegia e re për mediat e kryeministrit Rama.

Në një emision të pak kohëve më parë, është e mendimit se brenda vitit 2030, njerëzimi do ketë një përplasje me qytetërime të tjera ndërsa pohon se raca e bardhë është e krijuar në laborator nga jashtëtokësorët.

Shqiptarja e Maqedonisë së Veriut, ka kandiduar më parë si deputete në zgjedhjet në Kosovë në vitin 2019 në radhët e Vetëvendosjes ndërsa e përshkruahn veten si stratege për mediat.

Por ajo është bërë e njohur edhe për disa deklarata të habitshme.

“Mendoj që me kalimin e viteve është dekada ku ne do të njihemi me alienët, jashtëtokësorët. Besoj që ata kanë qenë pjesë e jona qysh nga civilizimi. Nëse do futem në ujërat e kunspiracioneve, fliutet që edhe raca jonë e bardhë nuk është racë e tokës, pra jemi të bërë në laborator ndërsa raca e vetme e Tokës është raca e zezë.

Aty ku lind dielli ka filluar edhe civilizimi i njeriut. Është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë të kuptojmë të vërtetën nga jo e vërteta duke pasur parasysh që këto vite kanë filluars të ndodhin gjëra shumë të çuditshme unë besoj që deri në vitin 2030 do kemi një përplasje me qiej të tjerë jashtë planetit të Tokës” – pohonte ajo tre vite më parë në programin “E Diell” në TCH.

Në një tjetër deklaratë në emisionin “Reethi Katror”, Gjakova pohoi se Hëna është krijuar nga alienët dhe se brenda vitit 2030, planeti Mars do popullohet nga njerëzimi.

“Duhet që disa gjëra t’i kemi parasysh, fillimisht edhe unë po futem pak në konspiracione, a ekziston Hëna apo është e ndërtuar nga alienët? Unë mendoj që është e ndërtuar nga alienët. Një nga arsyet, nëse mund të futemi në anën spirituale, Hëna është një nga planetet që ndikon te emocione tona dhe alienët e kanë ndërtuar Hënën që të na kontrollojnë emocionalisht.

Çështja është shumë interesante sepse në 2030 planifikohet popullimi i Marsit nga Ekon Musk. Siç thonë konspiracionistët, Hëna do jetë planeti që do qeverisë ndërsa Marsi do mbipopullohet nga njerëzit e pasur. Nëse deri tani nuk e kemi ditur ekzistojnë alienë apo jo, bota po na parapërgatit dhe ne nuk do jetojmë në Tokë por në mes Marsit dhe Hënës” – pohoi Gjakova.


Video