Zbulohet EMRI i viktimës në Kavajë, është vëllai i Armand Gosës që u vra në Mars

21 May 2023, 18:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet EMRI i viktimës në Kavajë, është vëllai i
Viktima, Arjan Gosa

Është zbuluar identiteti i viktimës së sotme në Kavajë. Burime bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur shtetasi Arian Gosa.

Ky i fundit është vëllai i Armand (Edmond) Gosa, i cili i mbeti i vrarë më 29 Mars të këtij viti pas një sherri banal me Altin Rexha, ku vranë njëri-tjetrin.

Viktima i sotëm, Arjan Gosa ka qenë duke qëndruar në një lokal, pranë shkollës 9-vjeçare "Rilindja", ku një person është futur brenda, e ka qëlluar me plumb në kokë dhe është larguar sërish.

Nuk përjashtohet mundësia që vrasja e sotme të ketë lidhje me atë të 29 Marsit.


Video