Shqiptari i ngul disa herë thikën bashkëshortes pas debatit në shtëpi

21 May 2023, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari i ngul disa herë thikën bashkëshortes pas debatit
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me protagonist një familje shqiptare është regjistruar në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit, në Itali.

Një 54-vjeçar shqiptar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij, 44 vjeçe mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre. Krimi ka ndodhur pas një debati mes tyre.

54-vjeçari është arratisur nga banesa pas la të plagosur rëndë bashkëshorten edhe pse u arrestua vetëm pak më vonë nga autoritetet.

Gruaja raportohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi ka marrë 3 plagë me thikë në gjoks dhe ka pësuar dëmtim në mushkëri. Ajo iu nënshtrua një operacioni por deri më tani nuk dihen detaje për gjendjen e saj  shëndetësore.

Ndërsa burri 54-vjeçar ndodhet në paraburgim teksa autoritetet italiane kryejnë hetimet.


Video