Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të diele, kur për pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, pranë shkollës 9-vjeçare "Rilindja". Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Arian Gosa.
Mësohet se autori është futur në lokal, ka qëlluar me plumb në kokë shënjestrën dhe është larguar sërish.
Arian Gosa është vëllai i Armand (Edmond) Gosa, i cili i mbeti i vrarë më 29 Mars të këtij viti pas konfliktit me Altin Rexha, ku vranë njëri-tjetrin.
