Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Pogradec-Prrenjas, në Qafë Thanë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një autobus dhe pas përplasjes makina është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e aksidentit, burime bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur shoferi dhe dy pasagjerët në automjet, ndërsa tek autobusi ka vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen gjendja e të plagosurve, teksa janë transportuar me urgjencë në spitalin e Prrenjasit. Policia ndodhet n/ vendin e ngjarjes.
Për shkak të aksidentit janë krijuar dhe rradhë të gjata kilometrike të automjeteve të tjera.