Kunata e 35-vjeçares së vrarë në Itali, Nevila Pjetri ka folur për mediet. Kunata e së ndjerës teksa ka veshur rrobat e zisë shprehet e tronditur për ngjarjen.
Ka qenë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan ku jetojnë tre vëllezërit me familjet e tyre. Nusja e vëllait Sofia thotë se Nevila ishte e lumtur me jetën e saj ndaj lajmi i ka habitur pa masë.
“Shumë keq. Lajmin e mësova nga bashkëshorti i kunatës. E përjetuam shumë keq, nuk e besonim kurrë që asaj t’i ndodhte diçka e tillë. Dy ditë më parë kam folur me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e di, kjo është katastrofë, është e pa pritshme. Do e sjellim Shqipëri trupin, nuk e lëmë dot aty.
Ne kemi komunikuar me bashkëshortin e saj, ai është shumë i tronditur. Është e pabesueshme se ajo doli si gjithmonë dhe nuk u kthye në shtëpi, se si ka qenë ngjarja nuk e di. Për probleme jo, ishte e lumtur me bashkëshortin e vet, se 1 vit ka që është martuar”, tha ajo.