Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një jaht është përmbytur në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht 2 turistët italianë që ndodheshin në të kanë shpëtuar.
Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Nuk dihet nëse ka qenë defekt teknik apo shkaqe të tjera që shkaktuan incidentin që çoi në përmbytjen e jahtit. Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.