FOTO/ Socialistët dhe demokratët shtrëngojnë duart dhe i buzëqeshin njëri-tjetrit

6 June 2022, 19:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Socialistët dhe demokratët shtrëngojnë duart dhe i
Evis Kushi, Arbi Agalliu dhe Anila Denaj

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë pasdite për të diskutuar për problematikat e zgjedhësve, pas takimeve që deputetët kanë zhvilluar me elektoratin në terren, përkatësisht në zonat që ata përfaqësojnë. Mbledhja vjen pas seancës së posaçme që u mbajt të shtunën, ku Kuvendi zgjodhi me 78 vota pro president Bajram Begajn dhe seanca u bojkotua nga opozita.

Por, para seancës së sotme ka tërhequr vëmendjen një detaj i cili është kapur nga aparatët fotografik.

Teksa në sallën e parlamentit, deputetët e PS-së dhe PD-së shfaqen vetëm duke debatuar me njëri-tjetrin, krejt ndryshe qëndron situata në oborrin e godinës dhe këtë na e vërtetojnë edhe fotot e mëposhtme.

Deputeti demokrat Arbi Agalliu dhe kolegja e tij socialiste Anila Denajn kanë ardhur bashkë në Kuvend dhe gjatë rrugës kanë takuar dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi. Ata shfaqen të buzëqeshur teksa i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.

 



Video