EMRI/ U fut për t’u larë në lumë, humb jetën 53-vjeçari

6 June 2022, 17:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ U fut për t’u larë në lumë, humb jetën
lumi Mat

Një 53-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në lumin Mat. Viktima është shtetasi Durim Murrani, banues në Burrel. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë. Në momentin e ngjarjes së rëndë ai ka qenë i shoqëruar nga familjarët e tij.

Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video