"Ndjeu dhimbje në gjoks teksa po shiste fara", si humbi jetën në tregun e Durrësit, Ard Daullxhiu

6 June 2022, 14:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ndjeu dhimbje në gjoks teksa po shiste fara", si humbi
Ardi Daullxhiu

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Ardi Daullxhiu ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin e Durrësit.

Mësohet se fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit dhe menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në spital, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.

Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.



Video