Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dëshmitë e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt po merren të veçuara.
Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, tregojnë se në deklarimet e Nuredin Dumanit janë zbuluar të tjera ngjarje kriminale, pasi ka treguar se janë përfshirë edhe në disa atentate të shqiptarëve jashtë vendit, mes tyre në Belgjikë, Holandë dhe në Itali.
SPAK po koordinon me hetuesit e huaj për të verifikuar të dhënat e Dumanit për ngjarjet kriminale. Nga ana tjetër SPAK i ka kërkuar policisë që të kryejë kontrolle për kapjen e personave në kërkim.