Situatë kritike nga zjarri në Sazan, flakët po përhapen për shkak të erës

6 June 2022, 10:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Situatë kritike nga zjarri në Sazan, flakët po përhapen

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit. Peleshi thotë se situata vijon që të jetë kritike, pasi flakët po përhapen për shkak të erës.

‘Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll’, thotë ministri i Mbrojtjes.

‘Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.  Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll.’- njofton ministri i Mbrojtjes.

 


Video