
Ekzekutimi i Naim Bajrit, konsiderohet nga policia e Shkodrës si një akt paburrërie, për shkak se viktima 68-vjeçar, kurrë nuk ishte implikuar në veprimtari kriminale.
Dinamika e krimit është e njëjtë me atë të ndodhur në vrasjen e Nazmi Bandulës në 12 prill dhe tentativën e vrasjes së Admir Bajrit, në 9 mars të këtij viti.
Të trija këto ngjarje tashmë janë duke u hetuar nga një prokuror i vetëm Vatë Staka. Admir Bajri, djali i xhaxhait të Behar Bajrit, është qëlluar pikërisht nga një person i vetëm i cili ul xhamin dhe hap zjarr në drejtim të makinës së parkuar, ku qëndronte Admiri.
Plumbat e kanë plagosur të riun, ndërsa ende autorët rezultojnë se nuk janë identifikuar nga policia e Shkodrës. Ndërkohë edhe Bundula, i cili ashtu si Naim Bajri, qëndronte në një lokal duke pirë kafen e mëngjesit pranë shtëpisë së tij.
Një automjet benz, shfaqet në rrugë dhe teksa ulet xhami i derës së prapme, një person i vetëm qëllon me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Të vetmin problem që kishte Naim Bajri, ishte fakti se kishte lidhje gjaku me Behar dhe Safet Bajrin në Shkodër, dy emra të njohur të botës së krimit në këtë qytet.