Djegia e zyrës së noterit, gjenden dokumente të Artan Lulaj dhe bashkëshortes së Edmond Gjokës

6 June 2022, 13:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djegia e zyrës së noterit, gjenden dokumente të Artan Lulaj dhe
Aleko Anagnosti

Në zyrën e Aleko Anagnostit, janë gjetur përveç dokumentëve të tij ndodhej edhe gjithë dokumentacioni i ish-noterit Artan Lulaj, i cili ka ushtruar edhe detyrën e Prokurorit në Tiranë, shkruan Report TV.

Po ashtu një pjesë e dokumentacionit është e ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-kryetarit të bashkisë Sarandë Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011. Ermioni Gjoka më parë ka qenë notere shteti, e më pas ka punuar në privat. Anagnosti ka arkivën e pjesës së noteres së shtetit.

Policia prej disa orësh po vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar dëmet e shkaktuara ndërkohë që njëkohësisht po kryhet dhe sekuestrimi i zyrës me urdhër të prokurorit. Për shkak se noteri ndodhet në paraburgimin e Sarandës, në vendngjarje është paraqitur nëna e tij e moshuar.

 


Video