EMRAT/ Tjetërsuan lulishten e Sarandës, arrestohet drejtori i bashkisë, juristja dhe noteri

1 June 2022, 14:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Tjetërsuan lulishten e Sarandës, arrestohet drejtori i
Bashkia e Sarandës

Policia ka arrestuardrejtorin e Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës. Në pranga është vënë shtetasi Pandi Zhonga.

Gjithashtu mësohet se në pranga janë vënë dhe juristja e ASHK Sarandë, Rovena Alikaj dhe noteri Aleko Anagnosti.

Polica ka ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Burime bëjnë me dije se arrestime janë kryer edhe në Kadastër.

Nga hetimet ka rezultuar se tre të arrestuarit dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar. Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, lulishte, për qytetin e Sarandës.

Dyshohet se përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, toka shtetërore prej 10 mijë metra katror është tjetërsuar tek persona të tretë.

 


Video