Italia "hap dyert", nga sot mund të udhëtohet pa “green pass”, për çfarëdo arsye

1 June 2022, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Italia "hap dyert", nga sot mund të udhëtohet pa

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, duke filluar nga data 01 qershor 2022, pra nga sot nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass’: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ.

“Udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye. Për më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun këtu të MEPJ” mbyllet njoftimi.


Video