"Dhuna nuk ka shkaktuar vdekjen", trupi i 37-vjeçares u gjet i pajetë në Shkodër, dyshimet e policisë

1 June 2022, 09:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Dhuna nuk ka shkaktuar vdekjen", trupi i 37-vjeçares u gjet i

Disa detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë trupi i 37-vjeçares Leze Qosa në një kanal në afërsi të By Pass-it të Shkodrës.

Burime pranë prokurorisë, policisë dhe spitalit të Shkodrës bëjnë me dije se dyshimet e para të efektivëve se 37-vjeçarja kishte shenja dhune kanë rënë poshtë.

Pas autopsisë në spitalin rajonal të Shkodrës rezulton se Leze Qosa ka disa hematoma të vogla, por që nuk janë ato që kane shkaktuar vdekjen e saj.

Tashmë janë të paqarta arsyet e ndarjes nga jeta të 37-vjeçares dhe për këtë arsye janë dërguar drejt Tiranës ne laborator analizat per te nxjerre shkaqet e vdekjes.

Policia dyshon për vetëhelmim ose vdekje natyrale duke qenë se ishte larguar nga banesa ku jetonte motrën e saj që nga data 8 maj e këtij viti.

Nder te tjera, motra e saj deklaroi se Leze Qosa vuante nga depresioni dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve që ka çuar 37-vjeçaren në veprime të pakontrolluara.

Trupi i pajetë u gjet i dekompozuar dhe mendohet se ka rreth 5 ditë që ndodhej në kanalin në afërsi të By Pass-it të Shkodres. 

 

 

 


Video