16 mijë euro për një pasaportë shqiptare, arrestohet mashtruesja 31-vjeçare në Tiranë

31 May 2022, 23:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
16 mijë euro për një pasaportë shqiptare, arrestohet
DVP Tiranë

Verjana Gega, 31 vjeçe është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se Gega është arrestuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në policinë e Tiranës. Urdhri për pranosjen e saj e kishtel ëshuar Prokuroria e Tiranës.

Ndaj 31 vjeçares ishin depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të vetë të arrestuarës. Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit. 31-vjeçarja u merrte para dhe në këmbim u premtonte viza e punësime jashtë vendit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një qytetar i Kosovës. Ai ka deklaruar se i ka dhënë Gegës 16 mijë euro për një pasaportë shqiptare, por që s’e kishte marrë kurrë.


Video