Policia ka identifikuar identitetin e vajzës së gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune pasditen e sotme në një zonë të pyllëzuar pranë ByPass-it të Shkodrës. Mësohet se viktima është shtetasja Leze Qosja, 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.
Burime bëjnë me dije se e motra e 37 vjeçares kishte bërë kallëzim më 18 maj në Polici për zhdukjen e të motrës që në datën 8 Maj. Leze Qosja jetonte në banesën e të motrës.
Policia sqaron se trupi i viktimës është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.