Dënohet me 2 vite burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

31 May 2022, 14:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënohet me 2 vite burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa
Sali Hasa

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës Sali Hasa dhe të bashkëpandehurve të tjerë.

Sali Hasa është dënuar me 2 vite burg për akuzën e "korrupsionit" dhe pafajësi për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë". Kujtojmë se ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

Bashkë me të janë vënë në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë - Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 


Video