Polici aksidenton me motor këmbësoren dhe kolegun në Vlorë, nisen me urgjencë drejt spitalit

31 May 2022, 18:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Polici aksidenton me motor këmbësoren dhe kolegun në Vlorë,
Motori i Policisë që u përfshi në aksident

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi E. Sh., punonjës policie, duke patrulluar në sektorin e shërbimit me motomjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen J. M., 38 vjeçe, banuese në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar dhe kolegu i efektivit, shtetasi K.M., i cili ndodhej si pasagjer në motor.

Këmbësorja dhe efektivi i lënduar janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05, në Bulevardin kryesor të qytetit bregdetar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video