Laboratori i drogës në Nikël, arrestohet një prej të shpallurve në kërkim

31 May 2022, 16:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Laboratori i drogës në Nikël, arrestohet një prej të
Laborator droge

Ka shkuar në 20 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit "Agimi", pas zbulimit të një laboratori droge në zonën e Niklës së Fushë-Krujës, në fshatrat Halil dhe Arramerras.

Policia ka arrestuar një prej të shpallurve në kërkim, shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjykata e Krujës, me vendimin e datës 22.06.2021 i ka caktuar këtij shtetasi masën "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

Gjatë operacionit, në maj 2021, policia arrestoi 16 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë. Përveç 62-vjeçarit, prej majit të vitit 2021 janë kapur dhe tre persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara. Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.


Video