Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë mbrëmjen e së martës.
Një automjet tip Benz i drejtuar nga I.M. 41 vjeç banues në Gjirokastër është përplasur me një zetor që drejtohej nga 32-vjeçari Ll.Ç.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit