Elisabeta Imeraj: Kam kërkuar hetim për akuzën se unë kam përgjuar vëzhguesin e ONM

31 May 2022, 21:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elisabeta Imeraj: Kam kërkuar hetim për akuzën se unë kam
Elisabeta Imeraj

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi sot se apelimi i vendimit të KPK që e konfirmoi në detyrë nga ana e ONM ka qenë një proces i stisur.

Ajo tha në emisionin Repolitix se kërkoi të hetohej se kush nxori lajmet e rreme për të.

“Nuk mund t’i jepen lajme të rremë njerëzve. Unë i kërkova KPA pikërisht hetimin se kush i nxori lajmet e rreme për mua. Unë jam dakord që të mbaj përgjegjësi. Por që të bazohet mbi denoncimi anonime, mbi një tymnajë të një apelimi të stisur dhe pastaj të shkarkohesh për 3 kriteret kjo është shumë për mua. Apelimi është bërë mbi këto denoncime. Unë edhe pas konfirmimit në KPK kam depozituar kallëzim penal në organe për të gjithë pretendimet, për përgjim, për shantazhin. Të sqarohej gjithçka”, deklaroi Imeraj.

Elisabeta Imeraj tha nuk e kupton se pse ndërkombëtarët pranë ONM kërkonin shkarkimin e saj, ndërsa theksoi se ka kërkuar hetim për akuzën se ka përgjuar vëzhguesin e ONM.

“Nuk e kam sot një përgjigje për këtë pyetje. Unë nuk kam pasur asnjë problematikë në asnjë lloj procesi me ndërkombëtarët. Unë kam pasur bashkëpunim si prokurore gjithmonë. Unë këtë nuk arrij ta kuptoj. E ripërsëris unë kam kërkuar hetim për akuzën se unë kam përgjuar vëzhguesin e ONM. Kam kërkuar sqarim deri në fund. Gjendesh në një situatë që nuk mund të mbrohesh dot. Je para një situata të çuditshme. Dhe vënia e individit në këtë lloj situata kur nuk mbrohet dot atëherë jemi në një proces të parregullt”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës.


Video