"Laje, laje kryt si rosa"/ Bianka kamionistia shqiptare në timon, “pushton” rrugët e Italisë (Video)

1 June 2022, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Laje, laje kryt si rosa"/ Bianka kamionistia shqiptare në timon,
Bianka Dervishaj

 Kush tha që profesioni i shoferit është vetëm për burrat? Edhe gratë e ushtrojnë këtë profesion më së miri. E tillë është historia e Biankës, e cila punon kamioniste në Itali.

“Kamioni është shtëpia ime e dytë”, thotë Bianka për emisionin “Piranja” në Abc teksa tregon ritualin e saj të përditshëm me kamion nëpër rrugët e Italisë.

Bianka pohon se shumë vajza janë frymëzuar nga guximi i saj dhe kanë nisur kursin për kamion. Megjithatë ajo pranon se në disa raste burra habiten kur e shohin në timon.

 


Video