"Djalin e kishin futur ata në dhomën e vajzës, e mbronin që të mos e qëlloja unë", babai hedh akuza të forta për ish-krushqinë

1 June 2022, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Djalin e kishin futur ata në dhomën e vajzës, e mbronin

Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ ka folur babai i 20-vjeçares e cila u kap nga vjehrrit duke tradhtuar bashkëshortin.

Ai ka theksuar se dyshon se ajo ngjarje ishte e inskenuar.

“Xhaxhallarët e krushkut, kunati i vajzës, komshinj janë ata. I gjithë pallati ishte mbledhur aty. Të dashurin e vajzës e mbajnë në mbrojtje. Vajza sot ka shenja dhune, po ta shohësh.”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

E mbështesni, vajza ka thënë se ndoshta më ka dhënë një medikament?

Babai i 20-vjeçares: E mbështes se vajza nuk ma bënte këtë. Unë kur futem në dhomën time me fjet e mbyll derën me çelës, por kur shkova çelësi nuk kishte nga brenda, por nga jashtë.

Motra e dhëndrit thotë se djali nuk është futur nga familjarët për tu bërë protagonist, çfarë mund të thoni?

Unë flas atë që kam parë, çfarë kërkonte çelësi nga jashtë? Djali ishte i qetë, e mbronin që të mos e qëlloja unë nga nervat.

E dinte djali, e pyete që ishte e martuar?

Ai nuk më kthente përgjigje fare. Ajo që unë kam parë ka qenë e mirëorganizuar e inskenuar mirë. Nuk e di ndoshta vajza ime ka gabuar më parë, por ajo atë nate ishte e inskenuar mirë.


Video