
Babai i 20-vjeçares që u kap mat me të dashurin e saj nga njerëzit e burrit që ishte emigrant në Gjermani, ka nxjerrë sot detaje të reja nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 babai i vajzës tha se djalin nuk e kishte parë më parë.
“Unë kam punuar atje në Togëz, Vajza kishte punuar gjithmonë. Të hënën ndodhi ngjarja. Dy ditë më parë hyra në lokalin e ish-krushkut. Aty vjen në person, ulët në një tavoline tjetër. Vjen krushka ime dhe vjen e merr paketën e të shoqit nga tavolina jonë. E dëgjova; ‘e gjeti Flamuri njërin që deshi’. Më tha mua. E kam parë atë djalë aty. Në 11 e gjysmë të natës më marrin në telefon. Shoh një makinë te porta”, shprehet babi i vajzës.