Policia e Tiranës ka reaguar pas videos virale në rrjetet sociale ku një ri kishte lidhur një qen me tel në qafë dhe shfaqj duke e rrotulluar në ajër. Qeni shihej i tronditur dhe i frikësuar, teksa përpiqej të largohet nga i riu.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.