Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Fushë Krujë.
Burime bëjnë me dije se shtetasi Blerim Selaci, 44 vjeç dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Lufti Kupa, 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë. Mësohet se ata janë komshinj me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit. 62-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.