Greqia sjell avion për shuarjen e zjarrit në Sazan: Duhet ndërhyrje nga ajri

7 June 2022, 08:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Greqia sjell avion për shuarjen e zjarrit në Sazan: Duhet
Foto ilustruese

Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit është në betejë me flakët dhe tashmë qeveria shqiptare, në vështirësi për të shuar zjarrin me mjete rrethanore ka vendosur që të ndërhyjë nga ajri.

Për këtë i ka ardhur në ndihmë Greqia që i është përgjigjur kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.

Kështu bën me dije Ministria e Mbrojtjes duke shtuar se  eskpertët  vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren.


Video