Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin

7 June 2022, 11:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të

SPAK kërkon burg përjetë për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Bexhdili ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak. Prokuroria e Posaçme kërkon burgim të përjetshëm për akuzën e rrëmbimit me pasojë vdekjen të Jan Prengës, janarin e vitit 2020.

Për të bashkëpandehurin e tij, Olsi Turja, i akuzuar për “pengim të zbulimit të të vërtetës” u kërkua një dënim me 3 vite burg.

Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.

Rrëmbimi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. SPAK tha se Festim Bexhdili e di vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.


Video