Vrasja e Martin Çeços në Maliq, flet babai i një prej autorëve: Bledi punonte si coban, ngacmonte një gocë...

18 June 2022, 18:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e Martin Çeços në Maliq, flet babai i një prej

Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i pajetë dy ditë më parë në rezervuarin e Kolanecit në Maliq rezulton se është vrarë. Tre persona e kanë mbytur me litar dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar.

Autoritetet kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dy ditë më parë, ndërsa pas ekspertizës mjekoligjore është konstatuar se Çeço kishte shenja në fyt. Në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, ku dy të fundit janë kushërinj.

Familjarët e Bledi Angjos, një prej tre të arrestuarve si autorë të krimit makabër në Maliq, ku i morën jetën duke e mbytur me litar dhe më pas hedhur në liqen 26-vjeçarit Martin Çeço, kanë folur për News24.

Bledi Angjo autori i dyshuar i vrasjes sipas hetimeve kishte lidhje me vajzën e mitur që së fundmi ishte lidhur me Martin Çeçon. Babai i Angjos, i cili u arrestua së bashku me dy kushërinjtë Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, ka thënë se ai punonte si çoban në Korçë dhe ka patur probleme edhe më parë me forcat e rendit.

“Kam 4 fëmijë, një e kam në Tiranë, Bledi në Korçë, punonte si coban. S’kam folur me Bledin, më shumë fliste çupa, jam në dijeni që e kanë arrestuar. Vinte këtu por jo shumë shpesh, ka patur probleme edhe më përpara me policinë, e kanë marrë njëherë e ngatërruan, u dënua 4 muaj e akuzuan se kishte ngacmuar një çupë. Nuk është i fejuar por ka patur të dashur”, ka rrëfyer i ati i tij.


Video