Autori i grabitjes së të enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë, dyshohet të ketë marrë shumën prej 2 milionë lekësh të rinj.
Kështu ka deklaruar pronari i pikës së këmbimit valutor që ra pre e grabitjes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, autori ka vepruar i vetëm.
Fillimisht ka pritur tek lulishtja përballë biznesit dhe para së të bëhej mbyllja ka hyrë për të bërë grabitjen.
Video e siguruar nga VoxNews:
Pas kryerjes së grabitjes ai është larguar rrugicave, duke përfituar nga errësira. Policia po punon me kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit dhe nëse ka patur bashkëpunëtor për t’u arratisur. Për këdo që jep informacion është vënë në dispozicion një shpërblim prej 5000€.
Autori ka qenë i veshur me bluzë të kuqe me kapuç, maskë në fytyrë, jelek jeshil dhe doreza kur futet me pistoletën lodër në pikën e exchange duke u konfliktuar me punonjësin.